Dashnor Sula në Kuvend: Për çfarë u duhet deputetëve Sky Ecc?! Për të folur me të dashurat?
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, kafolur në Kuved, ku ka bërë edhe një herë thirrje që të respektohet nisma e opozitës për hetimin e deputetëve që përdorin Sky Ecc. Më tej, Sula bëri ironi me ata deputetë që përdorin Sky, se nuk e përdorin këtë aplikacion për të folur me të dashurat.
“Për çfarë ju duhet Sky, për të folur me të dashurat? Për sa kohë jemi persona publikë të nënshtroheni interesit publikë. Deputetë dhe politikanët të respektojnë ligjin. Mos bllokoni nismën e kërkesës tonë. Ish-ministri nxori urdhrin që trupa e policisë duhet të bëjë vetëdeklarimin ndërsa vetë deputetë nuk do duhet. E pamoralshme kjo gjë”, ka thënë Sula në Kuvend.