FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashnor Sula pyetet për protestën: E kam hequr kostumin e politikanit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula kritikoi sërish Autoritetin Kombëtar të Ushqimit duke thënë se duhet të jetë më shumë prezente në kontrollin e subjekteve që ofrojnë shërbimin e turizmit. Deklaratën e bëri nga qarku i Dibrës që ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me inspektoriatet.

Siguria në miniera mbetet prioritet I lartë tha Sula duke shtuar se Inspektoriati i punës duhet të ushtrojë më shumë kontrolle sa i përket zbatimit të rregullave të sigurimit teknik.

Përballë rrezikut të zjarreve kërkoi bashkëpunimin te gjithë strukturave dhe institucioneve. I pyetur për protestën para Kryeministrisë, ish deputeti, tashmë kryeinspektor e cilësoi legjitime, por nuk e komentoi më tej për shkak të pozicionit që mban në administratën publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?