Dashuria që përfundoi në tragjedi, 34-vjeçari në rrjete sociale: Nëse e do fort mos e lësho

Në lidhje dashurie përfundoi në tragjedi. 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas vrau veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën. Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur. Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tiktok, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

SHKARKO APP