De Biasi largon Taulant Xhakën nga stoli dhe e kalon në stadium

Që nga ai ndërrim në ndeshjen me Zvicrën, marrëdhëniet mes Taulant Xhakës dhe trajnerit Xhani de Biasi nuk kanë qenë aspak të qeta. Kjo u pa edhe në nervozizmin e lojtarit në stol.

Më pas erdhi një ndjesë e lojtarit në analizën pas ndeshjes, por që duket se nuk e ka bindur trajnerin. Në ndeshjen me Francën, Xhaka e nisi nga stoli dhe paraqitja e tij në fushë nuk la përshtypje të mirë.Kjo ka sjellë një tjetër acarim mes lojtarit dhe trajnerit. Në stërvitjen e së shtunës, Xhaka ka deklaruar se nuk mund të stërvitet pasi ka temperaturë. Ai është larguar nga stërvitja ndërsa De Biasi është parë i pakënaqur kur ka mësuar lajmin.

Xhaka është lënë jashtë edhe në formacionin me Rumaninë, por këtë herë ai nuk do të qëndrojë as në stol, por do ta shohë takimin nga tribuna. Kjo u konfirmua nga gazetari i TCH, në Lion Endi Tufa që tha se marrëdhniet mes lojtarit dhe trajnerit janë të acaruara dhe ky mund të jetë një “dënim” për sjelljen e tij.

SHKARKO APP