De Biasi, tortë me flamur kuqezi për 60-vjetorin (FOTOT)

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, festoi të enjten 60-vjetorin e lindjes.

Festa e ditëlindjes është zhvilluar në Francë, në qytezën ‘Perros Gueric’. Të pranishëm ishin kreu i FSHF Armando Duka dhe përfaqësues të tjerë të federatës, djemtë e kombëtares dhe miq të teknikut italian.

Për 60-vjetor, De Biasit iu rezervua një tortë me flamurin shqiptar kuq e zi dhe urimin në italisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për italianin natyrisht se kjo mund të jetë ditëlindja e tij më e mirë, pasi po gëzon suksesin më të madh në karrierë, duke u paraqitur në Kampionatin Evropian dhe kjo ditë e vecantë për të erdhi pikërisht gjatë Euro 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

De Biasi ka thënë se dhurata më e mirë do të ishte kualifikimi i Shqipërisë ndaj Rumanisë, por gjithsesi të presim deri të dielën.

1

2

4

5

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?