De Biazi dëshmon: “Tani të presim vendimin për ndeshjen Serbi-Shqiperi”

 

Pas dhenies se deshmire ka reaguar edhe traineri i skuadres kombetare Xhani De Biazi, i cili tashme pret se cili do te jete verdikti i drejtesise se shkalles se trete. Vete De Biazi ka cituar: “Në orën 11:25 nisa dëshminë time në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lausane dhe pas rreth 1 ore ku u mora në pyetje, përfundova. Tani presim me durim”. Tashme te gjithe jen ne pritje te vendimit te trupes gjyqesore, ne nje kohe qe edhe pala juridike ka hedhur ne tavoline argumentet e saj. Thuajse të gjithë janë në një linjë: Shqipërisë i është bërë një padrejtësi e madhe në UEFA dhe se, nëse realiteti do shihet me paanshmëri dhe pa influencë politike, Shqipëria fiton tri pikët. Gjithsesi, ka edhe pengesa të mëdha që kanë të bëjnë me aspektin burokratik.

SHKARKO APP