FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DEA ka zbarkuar në Shqipëri, Karamuço del kundër ministrit Çuçi: Ja sa agjentë kanë ardhur

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka kundërshtuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me DEA-n, duke u shprehur se ka ardhur një staf me agjentë dhe jo vetëm një i tillë. I ftuar në emisionin ”Top Story”, ai u shpreh se DEA ka ardhur dhe është ngulur në mënyrë permanente në Shqipëri dhe me një zyrë fizike.

”Ministri i Brendshëm ka garantuar se është vetëm një agjent special i DEA-s. DEA ka ardhur dhe është ngulur në mënyrë permanente në Shqipëri me një shef dhe me personel të DEA-s, jo administrativ, janë të gjitha rangjet që funksionojnë brenda një zyre.

Është zyrtare, ka një zyrë, ka ardhur një agjent special në Shqipëri. Nëse Anglia di shumë për ne, edhe ne dimë shumë për Britaninë, ne i dimë problemet që kemi, edhe modelet që kemi ca kemi bërë apo kemi ofruar çdo njeriu të pashpresë në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?