DEA në Tiranë, Spartak Ngjela zbardh skenarin që duan të zbatojnë amerikanët

Dy ditë më parë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se DEA ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë. Avokati Spartak Ngjela e konsideron këtë si një veprim të amerikanëve për të mbledhur dëshmi për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas avokat Ngjelës, SHBA-të i ka të gjitha informacionet mbi krimet në Shqipëri përmes përgjimeve të CIA-s, por tashmë kërkon që procesi të kalojë në gjykatë dhe i nevojiten dëshmi.

“Amerikanët i kanë të gjitha, por nuk i kanë mbi baza dëshmie, por i kanë nga shërbimet sekrete. Kjo do t’u japë mundësi shqiptarëve të krijojnë një opinion të ri për shtetin, pasi janë pesimistë të gjithë në lidhje me sundimin që iu ka bërë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kërkojnë burime të drejtpërdrejta, jo përgjime. Çfarë i dini ju policitë sekrete? Vesh gjigandë, por me ato ata bëjnë politikën.

Kjo tregon se ata e dinë të vërtetën, por duan të shkojnë drejt një procesi gjyqësor. Në vija të përgjithshme kështu mendoj. Është një lëvizje e re kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ndjekur kjo praktikë te aleatët, çfarë ka hequr Amerika me këta. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet sëmundje botërore, vetëm Perëndimi ka larë hesapet dhe nuk e ka korrupsionin fenomen, por krim si të gjithë të tjerët”, tha Ngjela.

Ndërsa në Tiranë bëhet nami në korrupsion, shtoi avokati. Ndaj DEA hap zyrë dhe kërkon dëshmi nga sejcili, duke ruajtur anonimatin.

SHKARKO APP