Debat mes Ballukut dhe Çupit për aviacionin civil: Keni hequr dhe pastrueset nga puna

Një tjetër debat është shënuar këtë të enjte në Kuvend, mes ministres Belinda Balluku me deputeten e Partisë Demokratike Dhurata Çupi. Punësimet në aviacionin civil, Çupi i konsideron si shtim patronazhistësh, ndërsa Balluku jo. Madje kjo e fundit madje akuzoi PD-në se kur janë ndërruar pushtetet kanë hequr edhe pastrueset nga puna.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: As përfaqësuesit e qeverisë nuk janë përgjigjur, çfarë u bë me SMS-në e këtij qytetari që doli këtu. Është një ligj klientelist dhe që thjesht do të shtojë numrin e patrinazhistëve në zgjedhjet e ardhshme.

Belinda Balluku: Veçanërisht për ju kam respekt, të dilni dhe të thoni që në aeroportin e Romës, qytetarët presin 20 minuta dhe qeveria nuk ndërhyn, jam e sigurt që nuk e beson as vetë.

Belinda Balluku:  Përsa i përket patronazhistëve, një gjë do thuhej për këtë gjë se s’kishte si mund të mos thuhej. Aviacioni civil ka aeroporte të reja dhe duhen më shumë, na duhen nga navigimi ajror, për pasojë të gjithë këta burra 50-55 vjeç mund të bashkohen dhe të kenë status. Dhe nuk bëhet fjalë për patronazhistë, por për ata që kanë eksperiencë në aviacionin civil. Për këtë bëhet fjalë e dashur. Ne kemi hapur vetëm dyert e aviacionit civil.

Belinda Balluku: Atij që i ka ndodhur ka qenë Aleksandër Biberaj, kolegu juaj dhe i ka kthyer përgjigje edhe pas mesnatës.

Dhurata Çupi: Kam ikur unë

Belinda Balluku: Meqë thua që ke ikur nga puna, ju kur janë ndërruar pushtetet, keni hequr edhe pastrueset.

Dhurata Çupi: Unë kam konsenguenca familjare për heqjen nga puna, kështu që nuk mund të më thoni mua që nuk na keni hequr nga puna.

SHKARKO APP