Debat në Këshillin Bashkiak të Durrësit, opozita: Sipërfaqen publike po ja jepni hoteleve

Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit ku pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Në mbledhje u miratuan disa vendime nga lista e përfituesve nga procesi i rindërtimit, subvencionet për transportin publik dhe përdorimi i plazheve për sezonin 2025. Vendimi që lidhet me ndryshimet për listat e përfituesve të banesave individuale i cili kaloi me 27 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim u shoqërua me kundërshtim të nga këshilltari i Partisë Demokratike, Dritan Burgija. Ai tha se ka një përjashtim të padrejtë të qytetarëve nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit.

”Ishim përgatitur të kundërshtonim këto pika sepse qytetarët përjashton nga e drejta e pronës dhe skema e rindërtimit. I drejtohem qytetarëve nëpërmjet mediave që të drejtohen Partisë Demokratike, për të na shpjeguar problematikën që ata kanë. Kam një pyetje për nënkryetarin. Kur futen qytetaret ne banesat e reja sepse kanë marrë çelsat, por nuk janë futur ende ne banesa”,-tha Burgija.

Nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi, tha se shpërndarja e çelësave për banesat e reja do të bëhet brenda muajit qershor. Një tjetër vendim që kaloi mes debatit ishte subvencionimi i transportit publik, një vendim që u miratua me 26 vota pro dhe 9 kundër, por Ardi Muka këshilltari i PD-së hodhi hije dyshimi mbi këtë vendim. Ai akuzoi për mungesë transparence dhe për ulje të cilësisë së shërbimit.

SHKARKO APP