Debat në Komision për Martinaj, Noka: Është gjallë apo jo? Policia nuk zbulon asnjë autor
Ervis Martinaj është pjesë e përditshme e lajmeve. Këtë herë lajmi erdhi nga Kryesia e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, foli për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë, për të cilin tha se shteti ka ngritur duart lart.
“Është zhdukur një qytetar i një vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version.
A është zhdukur, a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shteti ngre duart përpjetë.
Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse qyetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigursë zonja zv ministre nuk ia ndjen”.