Debat për tërmetin në Klos/ Çupi: I keni lënë në qiell të hapur. Bushka: Banorët janë evakuuar
Tërmeti i së dielës u bë ”mollë sherri” në Komisionin e Ligjeve këtë të mërkurë. Familjet e prekura nga tërmeti i disa ditëve më parë në zonën e Klosit dhe Bulqizës sipas deputetes së Partisë Demorkatike nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria, aq më tepër me përkeqësimin e motit dhe reshjeve të dendura të shiut.
Dhurata Çupi ngriti shqetësimin duke kërkuar informacion se çfarë masash janë marrë për evakuimin e këtyre banorëve
Kërkesa që ngjallën debate të forta në komision, pasi sipas deputetes socialiste Klotilda Bushka masat janë bërë të ditura nga zv. kryeministrja Belinda Balluku e cila ka qenë në terren. Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero deklaroi se për përballimin e kësaj situate është alokuar një fond prej 4 mld lekësh.