Debate dhe përplasje në Komisionin e Sterilizimit. Vokshi hyn në sallë dhe i fik mikrofonin nënkryetarit Ndreca
Ka nisur me debate dhe përplasje mbledhja e Komisionit të Sterilizimit paraditen e sotme, pasi garda nuk lejoi deputetët e opozitës të futen brenda.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
“Kush je ti që…” i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin.
Më pas, Vokshi është përplasur edhe me deputetët socialistë.
Pjesë nga debati
Plarent Ndreca: Mirë është të qetësohesh, kujdes me duart.
Albana Vokshi: Ka mundësi??
Ndreca: Qetësohu
Vokshi: Ka mundësi?
Ndreca: Jo, nuk ka asnjë mundësi pa asnjë votim!
Vokshi: Mbledhja nuk ka nisur , unë te dera ju nisni mbledhjen
Ndreca: E kemi nisur.
Vokshi: Po ju pra me urdhër politik ndaloni deputët të hyjnë në sallë.
Ndreca: Pse bërtet?
Vokshi: Do bërtas sa të dua… Zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë. O Garda nxirre përjashta dëshmitarin!
Albana Vokshi: Unë i trajtoj siç thotë ligji.
Ilir Metaj: Ke nevojë për ndihmë mjekësore. Ka nevojë për qetësues.
Vokshi: Të dalë jashtë dëshmitari.
Plarent Ndreca: Dëshmitari s’del, harroje por bëj ndonjë zgjidhje tjetër. Keni ndonjë variant B. Ke ndërmend të bësh diçka tjetër.
Vokshi: Ti ki kujdes të mos ndjekësh urdhrin e kryetarit të komisionit dhe të Plarent Ndrecës, nesër do pendohesh. Ai do përballet me ligjin sepse po shkel urdhrin e kryetarit.
Ndreca: Kryetari që uzurpon punën, nuk është askush. Nuk është komision i opozitës, është komision i Kuvendit. Ti do ta kthesh personale.
Vokshi: Aman Petro (Koçit), një pallat një votë Petro.
Ndreca: Ke ndërmend të vazhdosh.
Vokshi: Do hapet mbledhja njëherë.
Ndreca: Ju njihni vetëm molotovë. Ligji thotë që kur mungon kryetarja…
Vokshi: Nuk mungon kryetarja, isha në orar. Ju s’më latë të hyja.
Ilir Metaj: O sekretarja njoftoni ndihmën mjekësore, kryetarja ka nevojë për trajtim shëndetësor. Je deformuar frikshëm për të qenë grua. Qetësohu, mbushu me frymë!
Vokshi: Qetësohu, mos bëj zhurmuesin.
Nxirr dëshmitarin, të vazhdojmë mbledhjen.
Ilir Metaj: Dështimi i protestës ju paska bërë dëm.
Vokshi: Prandaj po bëni kështu. Nuk heqim dorë, përballë do na keni, pavarësisht se po bëni zhurumuesin.
Ilir Metaj: Pusho se je grua, ruaj elegancën dhe etikën.
Vokshi: Mbylle gojën, mos më trego mua.