Debate në KQZ me Denar Bibën/ Kosovrasti: Kemi të drejtë të marrim pjesë në mbledhje

Pavarësisht se Partia Demokratike ka vendosur që të mos futet në zgjedhjet e 30 Qershorit, ajo ka kërkuar që të ketë komisionerë në KZAZ-të përkatëse.

Në mbledhjen e sotme të KQZ ka marrë pjesë Njazi Kosovrasti. Ai u shpreh se të drejtën për të marrë pjesë në  mbledhjen e KQZ ia jep kodi zgjedhor.

Prania e z.Kosovrasti në mbledhje është shoqëruar me debate, me kreun e KQZ, Denar Biba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Biba: Zoti Kosovrasti, interesimi juaj kur nuk jeni subjekt zgjedhor ështe i njëjtë me atë të gazetarëve

Kosovrasti: Sipas jush nuk duhet të jem unë këtu. Sipas jush PD duhet të vijë vetëm për të parë?

Biba: Intensiteti i  ndërhyrjeve tuaja më duket i tepruar se nuk jeni subjekt zgjedhor. Jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit?

Kosovrasti: Ç’punë keni ju, jemi parti parlamentare

Biba: Unë qëndrova në elementin administrativ

Kosovrasti: Nuk e vendosni ju masën e ndërhyrjeve te mia

Ditën e djeshme, PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?