Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Debate PD – PS te Komisioni i Ligjeve për arrestin e Vlora Hysenit. Korreshi: O bosa, ka rënë shteti

Debate PD – PS te Komisioni i Ligjeve për arrestin e Vlora Hysenit. Korreshi: O bosa, ka rënë shteti

Aktualitet
E mërkurë, 23 Shtator 2026 12:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Është shoqëruar me debate PD – PS mbledhja sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me arrestimin e kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Mbledhja e sotme te Ligjet kishte në rend dite diskutimin për reformën Territoriale, por deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi shprehu se në qendër të çdo diskutimi jo vetëm në komisionn e Ligjeve, por edhe në të gjitha komisionet në rend dite, duhet të jetë arrestimi i djeshëm i Vlora Hysenit.

Të njëjtin qëndrim me Bylykbashi ndau edhe kolegu i tij demokrat, Saimir Korreshi i cili tha: “Ka rënë shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo? Çfarë të bëjmë tanii, ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat, po, si urdhëron.”

Pjesë nga debati: 

Bylykbashi: Ju miratuat kalendarin për një proces që është qartazi në shkelje të Kushtetutës dhe thelbësisht në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Ne nuk patëm mbledhje dje, po në rend dite sot, jo vetëm në këtë komision, por në çdo komision, është skandali i djeshëm, zoti kryetar. Kjo reformë, që sjellin për t’ia nxirë jetën më shumë shqiptarëve, ka për sfond skandalin e djeshëm. Kreu i SHISH-it arrestohet nga SPAK-u për lidhje me krimin e organizuar. Pra, e kuptoni sa qesharake është kjo që sillni juve. Përveç asaj që keni bërë, jemi në këtë kuadër: ky shtet është i krimbur nga koka te këmbët. Ky parlament diskuton për seksin e engjëjve. Flet për gjëra të cilat, thjesht, do t’ia bëjnë më keq jetën, por ndërkohë ky parlament duhet të mblidhet dhe të thotë: Ore, ku është ky ekzekutiv? Çfarë po ndodh në këtë vend? Si ka mundësi që krimi i organizuar [është] në nyjet nevralgjike kryesore të shtetit? SHISH-i, AKSHI, që bën vaki ka dhe më shumë informacion sesa SHISH-i për jetën e përditshme të njerëzve. Ka një impakt më të madh. Kadastra, ministritë, sistemi i prokurimit, çdo gjë, një shtet i rënë. Dhe them: mos ia vini fajin asaj drejtoreshe apo vetëm Ergys Agasit. Është kryeministri ai që ka edhe konceptin e centralizimit të pushtetit, që asnjë nga ju të mos bëjë gëk. Që edhe kur të vijë ky projektligj këtu, të mos ndjeheni dhe ta votoni me kokën e ulur. Dhe ajo e djeshmja është vetëm një puçërr e sistemit që është i infektuar në të gjitha qelizat, me një emër infeksioni: Edi Rama. Kaq.

Manja: Unë mendoj që ne të ecim me rendin e ditës. Sepse nuk mendoj që ka projektligj më të rëndësishëm për komisionin tonë sesa ky i sotmi dhe nuk duhet kurrsesi që ne të ulim vlerën e kësaj mbledhjeje dhe këtij institucioni me veprimtarinë normale të institucioneve në një shtet demokratik. Kështu që, nëse ka për procedurë sugjerime për rendin e ditës, mund ta merrni fjalën, por ama, duke i qëndruar rendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Korreshi: Duke qenë se na njoftuat edhe ndërrimin e sallës, unë mendova se kishte ardhur Bajrami, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se ka rënë shteti. Dhe thashë: Po na thërret dhe ne të Ligjeve tani, në mbështetje të kësaj që po bie. Ne vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do ndajmë hartën, thotë, kooperativa bujqësore të tipit të lartë apo të tipit të mesëm. Pra, do t’ia heqim Lenës, do t’ia vëmë Renës bashkitë e këto të tjerat. Tani, ky Kuvend a ka ndonjëherë prioritete kur bie siguria kombëtare? Sot, kush e ruan shtetin tonë? Bajrami, dini gjë nga është, se duhet të ishte këtu, në këtë sallë ku bëhen mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Të tjerat janë kot tani. Ju keni vendosur, sikur do të na pyesni ne juve, do të bëni mbledhje, ky është “zhgrrab-pab”, ju s’e sollët në komision. Tek bashkëkryetari këtë dhe po na e sillni këtu raportin, keni marrë dhe televizor atje të madh, ne s’jemi për kinema këtu, ore. Ka rënë shteti sot, ore, o bosa, e dini ju apo jo? Ai që na mbronte nga të jashtmit dhe agjenturat është në burg se tregonte vetë, dhe ai që ishte i brendshmi na çonte te krimi. Çfarë të bëjmë tani? Ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat? Po, si urdhëron.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Manja: Nëse keni ardhur të gjithë që të thoni të gjitha mendimet tuaja për atë të djeshmen, unë po ju jap kohën të gjithëve nga dy minuta dhe pastaj të fillojmë me rendin e ditës, nëse është kështu. Por problemi është që kemi një projektligj shumë të rëndësishëm që shkon përtej asaj që ka ndodhur dje dhe përtej atyre që kanë sot në dorë institucionet.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 2 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 4 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 12 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.