Debati/ Kristo: Shembja e mafias fundos ekonominë. Kokëdhima: Krimi e politika janë kudo bashkë

Koço Kokëdhima deklaroi në “Aktualitet” në Tv Fax News se krimi dhe pushteti sot janë një, ndërsa argumentoi se ky është product ekskluziv I politikës.

Sipas kreut të partisë “Zgjidhja”, prej 12 vitesh zgjidhen kriminelë me të drejtë të pakundërshtueshme nga kryetarët në listat e deputetëve ndërsa ka shtuar se çdo qelizë e politikës është kriminalizuar.

“Jemi në një situatë alarmante ku njerëz të pushtetit goditen. Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj atyre që sakrifikojnë në emër të ligjit. Por nga ana tjetër është gati sunduese që në çdo krim, pushteti të jetë i përfshirë në të gjitha nivelet. Me të drejtë mund të themi se këtu është kriminalizuar çdo qelizë e politikës. 30 vjet kemi parë se si politikanët e lartë e kanë përdorur krimin për interesa politike ku për pasojë bandat kriminale janë bërë shumë të fuqishme, sot zotërojnë burime jashtëzakonisht të fuqishme dhe krimi kurrë nuk ka qenë si sot kaq i përzier me zyrtarët  dhe institucionet e shtetit.

U shkatërrua sundimi i ligjit me vullnetin e politikës. Rruga që ndoqi Shqipëria dhe këta politikanë që drejtuan Shqipërinë është ajo që i dha pushtet krimit. Bëjnë deputetë kriminel sot, bëjnë vota, mbështesin kryetarët e partive, dalin kudo me ta dhe janë kudo bashkë. Si mund të jetë kaq rastësore që vijnë kriminelë në Kuvendin e Shqipërisë? Vijnë sepse i sjellin kryetarët e partive. Ka 12 vjet që e drejta e zgjedhjes së tyre është e kryetarëve të partive dhe e askujt tjetër. Shteti dhe kriminelët sot janë një në Shqipëri” tha Kokëdhima.

Pedagogu Erion Kristo se rendi në Shqipëri rezikon edhe rendin në botë, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare ka krijuar varësi të pandashme me krimin.

“Këta jo vetëm që vënë në rrezik rendin në Shqipëri por edhe në botë. Shefi I anti-mafias italiane tha se krimi po ndikon në ekonomi. Ne po I prishim punë botës. Ekonomia shqiptare ka marrë trajtat e kriminalizimit. Këta edhe po ndërhysh nuk mbetet ekonomi fare dhe po ti heqësh nga skema, s’ka më ekonomi në vend”.

Ish-deputetja e PD-së, Arbjola Halimi tha se nuk duhet të vendosen të gjitha partitë në një linjë duke argumentuar se shqiptarët sipas saj, e dinë se kush i vjedh votat.

“Nuk ti vendosim në një linjë të gjitha partitë, secila ka kusuret e veta se shqiptarët e dinë se ku I ka vjkedhur dhe blerë votat”, tha Halimi.

SHKARKO APP