Debati mbi testimin, mjekët: Fyerje për ne; Beqaj: Duhet për t’u trajnuar

Në komisionin parlamentar të Shëndetësisë është diskutuar sot për testimin e mjekëve, një reformë kjo që pritet të ndërmerret në muajt në vijim.

Vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përballur me komentet dhe pyetjet e mjekëve, por edhe deputetëve të opozitës.

Në cilësinë e kryetares së komisionit, Albana Vokshi tha se mjekët e kanë cilësuar procesin korruptim dhe antikushtet ues. Ndërsa përsa i përket testimit, Beqaj tha se ai do jetë një fotografim real i njohurive të mjekëve si dhe do shërbejë për kategorizi min e infermierë ve.

“Testimi, nevojë për të përmirësu ar nivelin e burimeve njerëzore, kemi nevojë edhe për një vlerësimin real, fotografim real të njohurive tëmjekëve. Infermierët që nuk janë pjesë e edukimit në vazhdim duam ti kategorizoj më. Duam ta përdorim testimin edhe në funksion të procesit të kategorizi mit”.

Gjatë përgjigjeve të tij, ministri tha se ky testim është ligjor dhe se pas tij asnjë mjek nuk rrezikon vendin e punës.

“Pas testimit nuk do ndodhë asgjë, nuk bëhet për t’u thënë mjekëve e infermierëve je apo nuk je, por për të matur çfarë boshllëku konstatoh et në njohuritë personale, me qëllim që t’i trajnojmë aty ku kanë boshllëqe”.

Beqaj sqaroi më tej se “Për infermierët do jetë një pjesë teorike dhe pastaj pjesa praktike. Mjekëve do t’u bëhet vlerësim njohurish në bazë të specialiteti t”.

Ndërsa një mjek deklaroi gjatë dëgjesës se kjo ishte hera e parë që ai ndjehej kaq shumë i fyer. “Është hera e parë që fyem kaq shumë, kjo është një iniciativë antiligjore dhe diskriminuese”. Sipas deputetes së PD­-së, Albina Deda kjo është një iniciativë personale e ministrit, që ka për qëllim ta krijojë vende pune në sistemin shëndetësor. 

SHKARKO APP