Debati për firmat, Hoxha: Gazment Bardhi rrogëtar i punësuar nga Basha

Mes PD-së dhe ”Foltores” ka një përplasje për 4200 firmat e mbledhura nga Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Selia blu i quan jo të sakta dhe se Berisha po luan bllof.

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, njëherësh mbështetës i “Foltores”, Indrit Hoxha thotë se Gazment Bardhi nuk është zgjedhur as me votim, por që është një rrogëtar i punësuar nga Lulzim Basha.

”Është thjesht një rrogëtar i punësuar nga Basha dhe cilësohet si sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Nuk e njeh statuti i PD-së si sekretar, jo se nuk e njohim ne. Dalim te çështja e protokollit. Mund të na thotë zoti Bardhi kush është shef i protokollit të PD-së? Në momentin që ne flasim, shef protokolli në PD nuk ka. Shef protokolli ka kohë që e ka hequr Lulzim Basha. Nëse do kishte një protokoll zyrtar dhe një shef protokolli nuk diskutohej që procedura do ndiqej sipas protokollit”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP