Debati për ligjin e mbetjeve – Malltezi: S’kemi laborator për plehrat, duhej referendum

Debati mbi ligjin e mbetjeve u zhvendos mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi deklaroi se Shqipëria nuk ka kapacitete për ti hapur rrugë importit të mbetjeve, pasi nuk ekziston asnjë laborator për plehrat.

Ai tha se qytetarëve iu mohua e drejta referendare, e fituar tre vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për koordinatoren Kombëtare për Mbetjet Ornela Çuçi nëse ndiqet kjo logjikë, mbetjet e rrezikshme mund hyjnë edhe përmes produkteve ushqimore të importuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Vullnet Haka, anëtar i Shoqatës së Ricikluesve tha se nuk duhet abuzuar me mungesën e laboratorëve, pasi analizat mund të bëhen jashtë Shqipërisë.

Ambjentalisti Lavdosh Feruni thotë se ligji i lë dorë të lirë mafias së plehrave.

Pjesë nga diskutimet

Jamarbër Malltezi: Ligji është edhe politik edhe teknik në të njëjtën kohë. Deputetët po i shmangen debatit. Qeveria deklaroi përmes Ministres së Ekonomisë se do bëjmë me koncesion importimin dhe riciklimin e plehrave. E ka thënë me 29 mars në këtë studio. Deputetët po përdoren në këtë lojë.Ishte një e drejtë e fituar e qytetarëve të bënin referendum. Në momentin që qytetarët fituan një të drejtë referendare, politikanët nuk duhet të flasin por ti lënë të drejtën popullit të shprehen. Nuk ke asnjë laborator të akredituar për plehrat. Çështja e presionit të mafias ndërkombëtare të plehrave të rrezikshme është një biznes miliarda dollarësh. Është presion shumë i madh.Mund të dalin politikanë sharlatanë që marrin licenca brenda ditës, që presin pyjet e tyre në zonat ku janë. Mund të marrin mbetjet e rrezikshme dhe ti hedhin sipër dy ashkla druri dhe të thonë po sjellim ashkla druri.Ndërkohë mund të jetë e gjitha cianure.

Ornela Çuçi: Nëse e kemi këtë problem në doganë dhe këtë problem korrupsioni nuk mendoj se ligji e ndihmon këtë proçes.

Malltezi: Ashklat e drurit futen brenda listës së gjelbër, ai thotë se po sjell brenda listës së gjelbërt. Tani që flasim nuk lejohen.

Çuçi: Kush na thotë që në këto momente duke importuar mish nuk kemi brenda këto mbetje radioaktive.

Lavdosh Feruni: Duhet hequr krahasimi me ushqimet.Njoftimet janë nga Europoli se trafiku më i madh i mbetjeve të rrezikshme bëhet përmes anës ligjore. Është në rritje të madhe, me ligj është më e mundshme sesa pa ligj.

Vullnet Haka: Jo për çdo lloj produkti që importohet bëhet domosdoshmërisht analizat në Republikën e Shqipërisë. Ka produkte të cilat nuk është e mundur të bëhen analizat këtu. Në situata të tilla merren masa dhe dërgohen jashtë. Mos të abuzohet me pjesën e materialeve të riciklueshme për rastet kur kanë shërbyer si ambalazhe apo janë bashkëshoqëruar me lëndë që konsiderohen të rrezikshme. Kemi katalogun e mbetjeve me tre kategori, të rrezikshme me ngjyrë të kuqe, jo të rrezikshme me ngjyrë portokalli dhe mbetjet e listës së gjelbërt.Mos ta zmadhojmë çështjen e laboratorit më shumë se ç’duhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?