Dëbora bllokon Rrugën e Kombit, shpërthejnë qytetarët: Dështim total, nuk ka borëpastruese

Mjaftuan pak reshje dëbore pranverore për të bllokuar Rrugën e Kombit, një arterie kryesore për lidhjen me pjesën veriore, verilindore dhe Kosovën. Vonesa e kompanisë për pastrimin e dëborës, por edhe problemet e disa makinave në qarkullim kanë shkaktuar kaos.

Të irrituar nga radhët kilometrike dhe pritja e gjatë e krijuar nga bllokimet, qytetarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë “shpërthyer” duke shfryrë në rrjetet sociale me komente.

“Dështim total, bllokohet Rruga e Kombit për shkak të mungesës së borëpastrueseve. Rruga e Kombit pa koment” janë disa nga postimet e qytetarëve në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Rrugën e Kombit, duke përsëritur situatën e pak javëve më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?