Dëbora mbulon Bulqizën, trashësia deri në 50 cm. Vështirësi për të shkuar në punë

Mëngjesi i sotëm është karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.

Reshjet kanë shkuar 30 centimetra, ndërsa në një sitë administrative vijojnë nga 30 deri në 50 centimetra. Siç mund ta shihni edhe në fotografitë e mëposhtme, bora ka mbuluar thuajse çdo gjë duke sjellë probleme në qarkullim.

Situata në fjalë ka shkaktuar edhe vështirësi për të shkuar në punë, ku mësohet se për momentin ka shumë pak banorë që lëvizin. Më së shumti në qarkullim gjenden efektivët e policisë dhe punëtorët e mediave.

SHKARKO APP