Dëbora mbulon Kukësin, prefekti Safet Gjici mbledh Shtabin e Emergjencave Civile

Nën drejtimin e prefektit të Qarkut Kukësit, Safet Gjici, është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile, për të diskutuar të gjitha problematikat e shfaqura gjatë 24 orëve të fundit, pas reshjeve të dëborës që kanë pushtuar verilindjen dhe veriun e vendit. Prefekti Gjici tha se Qarku i Kukësit u përfshi nga reshje dëbore dhe shiu, si edhe lëvizje të temperaturave, duke krijuar probleme serioze në jetën e komunitetit të këtij qarku. Ai ka shtuar, se në të gjitha rrugët mbizotëron një situatë e qëndrueshme, pasi automjetet mund të qarkullojnë pa zinxhirë. Rruga e Kombit, konkretisht segmenti Kalimash – Kukës – Morinë, është mbajtur gjatë gjithë kohës e qarkullueshme pa zinxhirë, ku janë aktivizuar çdo ditë 12 borëpastruese dhe 4 fadroma, ndërkohë që në ditët me ngarkesë janë aktivizuar 22 borëpastruese e 7 fadroma. Të bllokuara janë qendrat e komunave Arrën dhe Lekbibaj. Ndërkohë, qarkullojnë me zinxhirë qendrat e komunave Kalis dhe Grykë-Çajë. Për shkak të erërave të forta, i gjithë qarku i Kukësit ka pasur probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike. Për pasojë, ka probleme në furnizimin me energji të popullatës, si në komunat e zonës së Grykës së Vanave, komunat Zapod, Shishtavec dhe Topojan, ashtu dhe në komunat që furnizohen nga Peshkopia: Kalis, Bushtricë dhe Grykë Çajë . Veç kësaj, edhe disa zona të tjera të rrethit të Has-it. Prefekti ka kërkuar që të ketë një angazhim serioz dhe të plotë nga të gjithë strukturat dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore, për kryerjen e detyrave funksionale dhe ligjore, me qëllim përballimin edhe të kësaj situate dimërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?