Dëbora në Dibër, aksi Peshkopi-Lurë i bllokuar prej katër ditësh. Probleme edhe në rrugën e Arbrit

Pavarësisht se ka pasur më pak reshje shiu gjatë orëve të fundit, në Dibër, për shkak të reshjeve të dëborës, ka pasur probleme në rrugën e Arbrit konkretisht në Qafë Murriz ku kalohet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë prej 4 ditësh mësohet se rruga Peshkopi-Lurë ka qenë e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Por ndërkohë po punohet për hapjen e këtij aksi.

SHKARKO APP