Dedektiv privat edhe në Shqipëri, publikohen online kriteret për këtë profesion

 

Skenat e filmave me dedektive privatë që hyjnë në të fshehtat e jetës suaj apo të armiqve tuaj do të bëhen realitet edhe në Shqipëri. Në çdo kohë një dedektiv privat do të jetë në gjëndje t’ju japë ju informacionin e saktë.

Ndue Pjetra: Aksidentet automobilistike, bëhet fjalë për fshehjet dhe vjedhjet e makinave, bëhet fjalë për persona që i shmangen zyrave të përmbarimit ose bankave që kanë marrë një kredi dhe si rezultat i kësaj nuk gjendet adresa. Pak korrupsion tek zyrat e përmbarimit meqënëse i marrin lekët tarifën bankave ose institucioneve dhe më vonë ja kthen për mungesë personi. Këtu hyn dedektivi privat, i gjen adresën, e filmon  dhe ja paraqet dosjen konform ligjit zyrës së përmbarimit ose bankave.

Në Shqipëri profesioni i dedektivit privat është ligjëruar. Qëndra Kombëtare e Licensimit e ka pranuar tashme ngritjen e një instituti  te dedektivit privat.

Ndue Pjetra: Dy dedektivë privatë nuk e njohin njëri-tjetrin pranë institutit tonë. Sipër një dedektivi privat ka një dedektiv që vëzhgon dedektivin se çfarë po bën.

Cfarë do të duhet për të zbuluar një tradheti bashkëshortore? Avokat Ndue Pjetra thotë se mjetet janë nga më të sofistikuarat ndërsa ato që më së shumti kërkojnë të zbulojnë një tradhëti bashkëshortore jane grate.

Ndue Pjetra: Sigurisht ato janë më të shumtat, kemi mbi 15 që kemi nën vëzhgim. Gratë janë ato që kanë paraqitur më shumë interes. Kemi pajisjet e cila identifikon, në një lokal p.sh mund të jenë 200 vetë ne duam vetëm zërin tënd. Kemi pajisje që kontrollon të gjitha përgjimet, të gjitha llojet e përgjimeve, me regjistrime, me kamera, me blututh dhe vendin ku janë montuar nëse dikush tjetër i ka montuar. Kemi edhe kamera që filmojnë dhe shofin përtej murit. Pajisj interesante është ajo që nuk përgjon telefonin, ose edhe ta përgjojnë telefonin, por këto veprime nuk janë të mbështetura në ligj.

Në faqen online të ketij instituti ju mund te gjeni kriteret që duhet të plotësoni për tu bërë dedektiv privat për të cilët ka dhe një kod pune.

Ndue Pjetra: Kjo do të minimizojë edhe provat në gjykata, sepse ne paraqesim provat e pakontestueshme dhe klienti e ka më të lehtë edhe nëse arrin në gjykatë dhe mund ta zgjidhë paqëisht.

Jane me 100-dra rastet e kerkesave per hetim privat te personave qe ndihen ne konflikt me shoqerine. Nje menyre per te mesuar te verteten me prova dhe fakte te pakontestueshme eshte te paguaj nje dedektiv privat, per tarifat eshte ende heret dhe nuk ka informacion.

Ndue Pjetra:Në Amerikanë janë 55 mijë agjenci të tilla, ose 125 mijë dedektivë privatë.  Në Kanada dedektivi privat janë të pajisur me armë dhe e bëjnë arrestimin direkt. Ata marrin një provë dhe e mbrojnë në gjykatë, ndërsa në Shqipëri vetëm kjo nuk është miratuar me ligj. Do iniciojmë vetëm miratimin e ligjit edhe në Dhomën Kombëtare të Dedektivit Privat. Tashmë është parlament dhe pritet të shqyrtohet.

SHKARKO APP