“Defender 21”, Kim: Zhytësit e Marinës stërviten së bashku për të forcuar bashkëpunimin!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë në Twitter disa pamje që tregojnë ushtarët amerikanë dhe ata shqiptarë duke bërë zhytje së bashku në kuadër të “Defender 21”.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane shkruan se zhytësit e Marinës shqiptare dhe asaj amerikane po stërviten bashkë për të forcuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunimin.

Stërvitja e ushtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë u krye në Bazën e Pasha Limanit në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?