Degët e pemëve, “armiku” i sinjalistikës rrugore

Mosfunksionimi i sinjalistikës rrugore, mund të bëhet burim aksidentesh. I tillë është edhe rasti kur fushëpamja e semaforëve në disa rrugë, është e kufizuar për shkak të degëve të pemëve.

injalistika rrugore luan një rol të rëndësishëm në disiplinimin e përdoruesve të rrugës, qytetarë apo mjete, por kur ajo nuk funksionon siç duhet sjell probleme në orientim. Në disa zona të kryeqytetit, për shkak të rritjes së degëve të pemëve, një pjesë e semaforëve kanë një fushëpamje të kufizuar, për drejtuesit e automjeteve, çka përbën problem për ta.

Në pritje që autoritetet të marrin masa për prerjen e degëve e hapjen e fushëpamjes së semaforëve, përdoruesit e rrugës, sidomos drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë një vigjilencë maksimale, si tek ky kryqëzim, në mënyrë që të mos bëhen shkak për aksident.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?