Dëgjesa publike për infrastrukturën, Vengu: Lidhje më e mirë e Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës
Në dëgjesën publike në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm u diskutua për përmirësimin e aksesit rrugor për banorët dhe bizneset e Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut.
Deputeti i PS-së, Pirro Vengu ka ngritur nevojën për lidhje më të mirë të zonave të Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës dhe akset kombëtare. Gjatë diskutimeve në kuadër të dëgjesave publike në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, vëmendja u përqendrua te mënyrat se si projektet e mëdha infrastrukturore mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve dhe komuniteteve përgjatë tyre.
Sipas çështjeve të ngritura nga Vengu, më shumë se 10 mijë banorë, si dhe bizneset dhe aktivitetet bujqësore e turistike të këtyre zonave, kanë nevojë për akses të sigurt dhe funksional në rrjetin kryesor rrugor.
Postimi i plotë
Sot, në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, në kuadër të dëgjesave publike, u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe për mënyrën se si projektet kombëtare mund t’u shërbejnë më mirë qytetarëve dhe komuniteteve përgjatë tyre.
Një nga çështjet e ngritura ishte nevoja për lidhje më të mirë të zonave të Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës dhe akset kombëtare. Mbi 10 mijë banorë, së bashku me bizneset dhe aktivitetet bujqësore e turistike të zonës, kanë nevojë për akses të sigurt dhe funksional në rrjetin kryesor rrugor. Zgjidhjet duhen vlerësuar me kujdes, duke balancuar sigurinë dhe rrjedhën e trafikut tranzit me nevojat e komuniteteve vendase.
Korridori VIII dhe projektet e tjera të infrastrukturës kritike janë pjesë e vizionit për një vend më të lidhur dhe më të zhvilluar. Dëgjesat publike janë mundësi për të dëgjuar qytetarët dhe për t’i përfshirë nevojat e tyre në përmirësimin e projekteve.
View this post on Instagram

