Deklarata e “fitores”, Nazarko: Basha nuk tregoi si do e mundë Ramën, duhet të ndryshojë rrënjësisht

Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Log.” në ABC se në deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha pas fitores mungoi pika më e rëndësishme: “Si do e mundë Ramën”. Nazarko u shpreh se Basha duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe të kuptojë proceset ku ka hyrë Shqipëria.

“Basha nuk tregoi si do e mundë Ramën. Për një njeri që ka humbur tre herë, herën e katërt duhet të sjellë diçka ekstra.  E vërteta është se kjo betejë që e pret është më e vështirë se Basha duhet të ndryshojë rrënjësisht. Duhet të kuptojë proceset ku ka hyrë Shqipëria”, deklaroi Nazarko.

Ndërsa deklaratën e Berishës për t’u kthyer në krye të PD-së. Nazarko e shpjegoi si tendencë për të treguar fuqinë përballë reagimeve pas shpalljes non-grata nga SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai është pronari i asaj partie. Berisha u kujdes dhe u bezdis nga teoritë që pasi të fitonin do ta flaknin pas presionit nga Amerika. Me atë thënie deshi të theksonte fuqinë e tij në parti. Ai arriti që të gjithë ata që ishin kandidatë nuk guxuan. Madje u përfshinë në mbështetje të tij. I dashnë besueshmëri tezës që ai me të vërtetë mund të kthehet”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?