Deklarata e ministres serbe, Xhemalaj: Rama përpjekje për të mashtruar opinionin, nuk flet më në emër të qytetarëve
Në ditën e 46-të të protestës, aktivisti Ilir Xhemalaj ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar llogari për heshtjen e qeverisë ndaj deklaratave të një ministreje serbe, si dhe duke cilësuar lëvizjet e fundit të kreut të qeverisë si përpjekje për të hedhur hi syve.
”Një ministre serbe ka shpallur se do bente spastrim etnik me shqiptarët! I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar ndaj kësaj zonje! Kur do ta shpallim non grata? Ky shesh e ka shpallur non grata këtë ministre, Edi Ramën, dhe Vuçiçin”,-u shpreh ai.
Xhemalaj u ndal te qëndrimet e fundit të kryeministrit në Bruksel lidhur me ligjin për investitorët strategjikë dhe zonat e mbrojtura, duke i cilësuar ato si një lojë që nuk mund t’i mashtrojë më qytetarët. ”Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve, tha se do anulohej ligji për investitorët strategjikë dhe zonat e mbrojtura. Ai do të na hedhë hi syve, por ne nuk kënaqemi me kaq! Ne duam dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”.
KOHA JONË SONDAZH

