Deklarata e Ngjelës: Greqia është krijim në falsitet. Emri Greece? Ilirët i thërrisnin epirotët greks…

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se Greqia është krijim në falsitet. I ftuar në studion “360 gradë” në RTV Ora, Ngjela u shpreh se emri Greece vjen nga geneologjia e Aristotelit, ku thotë që ilirët i thërrisnin epirotët ‘greks’.

Ngjela: Gjithë shkenca e historisë greke ka pasur këtë merak që tre fiset greke që kanë formuar Greqinë e Lashtë, jonët, eolët dhe dorët kanë ardhur nga orienti dhe nuk janë këtu. Bile janë hebrenj thotë, të gjithë historianët e tyre janë injorantë. Cila është e vërteta? Tre fiset, me përjashtim të dorëve që vijnë nga veriu, kanë qenë malsorët tanë, kurse dy të tjerët janë këta. Të te këta fise përbëjnë helenët antikë. Greqia është krijim në falsitet. Tani të marr emrin Greece, e di nga vjen? E ka nxjerrë Aristoteli nga geneologjia e vet. Në geneologji, thotë që ilirët iu thoshin epirokët greks.  

Kocaqi: Është epirot termi grek.

360 gradë - Deklarata e Ngjelës: Greqia është krijim në falsitet. Emri Greece?

SHKARKO APP