Deklarata shokuese/Artan Hoxha: Informatori im për hashashin u vra me plumb pas koke (VIDEO)
Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, i ftuar në studion e “News 24” për të folur për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ka lëshuar një tjetër bombë, e cila sipas tij implikon policinë e shtetit, e cila sipas tij dekonspiron aksion.
Hoxha thotë se dy muaj pas një investigimi që ai dhe stafi i tij ka bërë mbi parcelat e drogës në jug të vendit, ai është kërcënuar nga persona të ndryshëm të lidhur me drogën.
Por ajo që e bën më të rëndë situatën është se vetëm dy muaj pas këtyre kërcënimeve, informatori i cili i ka vënë në dijeni për këto parcela, është rrëmbyer në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë, ku trupi i tij është hedhur në anë të rrugës.
Vetë Hoxha tha në “News 24” se nuk do japë emra, por do flasë në shtator.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Mn8eCxqTgsI” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

