Dekomunistizimi, Alibeaj: Shoqëria shqiptare nuk u distancua nga diktatura

Deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e rrjetit Whatsapp të Komisionit të Sigurisë. Kjo përkon me nismën që PD-ja do të ketë, me një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.

Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj, thotë se një veprim i tillë s’ka ndodhur në 20 vitet e fundit, ndërsa shton se kjo tregon që shoqëria shqiptare ende nuk është distancuar nga diktatura.

”Do të jetë reagim ndaj asaj ç’ka diktatura enveriste i ka shkaktuar këtij vendi. Mungesën e tolerancës, mungesa e respektit ndaj njëri-tjetrit, rikrijimin dhe sjelljen e qartë atë se çfarë janë vlerat reale që një shoqëri duhet të ketë, ndëshkimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin e viktimave, hapjen e dosjeve. Këto janë vetëm disa nga drejtimet ku një paketë ligjore do mund të çonte drejt dekomunistizimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?