Dekonspirimi i operacionit “Enigma”, pse nuk u arrestuan vëllezërit Hajro?

 

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit, mësohet se ka nisur hetimet ndaj kolegëve të tyre për dekonspirimin e operacionit të përbashkët hetimor mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane.

Policia e Durrësit, mësohet se ka ngritur dyshimet se efektivë të antidrogës kanë njoftuar njërin nga vëllezërit e shpallur në kërkim për operacionin e policisë.

Ky dyshim ka ardhur pasi asnjë prej vëllezërve që ishin në kërkim nga drejtësia italiane dhe që deri në momentet e fundit po vëzhgoheshin nga agjentët e policisë, nuk është arrestuar. Sipas ABC që citon burime nga prokuoria, dyshohet se Altin Hajri është brenda territorit shqiptar dhe është njoftuar nga persona brenda Policisë së Shtetit, çka ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Vëllai i tij, Emiljano Hajri rezulton se ka ikur nga Shqipëria më 28 shtator nga aeroporti i Rinasit duke fluturuar drejt Italisë. Sipas akuzës, referuar materialeve të ardhura me letër-porosi nga drejtësia italiane dy vëllezërit Hajriu nga Shijaku rezultojnë se janë organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Gjithashtu për llogari të kësaj dosje, prokuroria në bazë të ligjit anti-mafia ka sekuestruar pronat dhe pasurit e të shpallurve në kërkim Altin e Emiljano Hajri, e që janë një ambient me sipërfaqe 10 mijë m2 ku është edhe qendra tregtare dhe hotel si dhe dy apartament. Ndërkohë mësohet se llogarit bankare i kanë boshatisur vetëm pak kohë më parë, çka prokuroria nuk ka arritur të sekuestroi asnjë qindarkë. Një nga dyshimet e dekonspirimit të operacionit, është edhe fakti i tërheqjes së parave nga llogarit bankare CASH nga vëllezërit e shpallur në kërkim dhe pjesëtarë të afërm të familjes. Në operacionin e djeshëm, u vunë në pranga 16 persona, 2 prej tyre u arrestuan në Shqipëri ndërsa 14 të tjerë në Itali. Pesë të tjerë janë shpallur ne kërkim dhe sipas policisë ato ndodhen brenda territorit tonë. Struktura e grupit kriminal, ishte e ndërtuar në mënyrë perfekte duke e bërë të vështirë shkatërrimin e tij nga policia… Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese. Për këtë arsye, u deshën 5 vite hetim për të rënë në gjurmët e këtij rrjeti kriminal.

SHKARKO APP