Dekriminalizimi, Tahiri kërkon korrigjimit e formularit
Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri ka kërkuar ndryshimin e deklaratës së tij në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Burime pranë KQZ-së, bënë me dije se Tahiri ka dorëzuar një kërkesë në këtë institucion ku kërkoj të korrigjojë formularin e vetëdeklarimit.
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërprerjen e mandateve për deputetët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami si dhe për kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Ata akuzohen nga organi i hetimit se nuk kanë deklaruar të dhënat e tyre me dënimet jashtë vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu sot vendimin për ta.

