Del emri i të dyshuarit për grabitjen në Rinas. Hoxha: Policia tentoi ta ekzekutojë (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Sw_XHvIYj8M” width=”560″ height=”315″]

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar në “News 24” se për grabitjen në Rinas Policia dyshon te shtetasi Klodian Çypi, banues në Derven të Fushë-Krujës.

Hoxha tregoi se Policia ka bërë një aksion më 1 korrik, një ditë pas grabitjes, që të arrestonte shtetasin e sipërpërmendur, Klodian Çypin, person me precedentë penalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, sipas tij, Policia për pak sa nuk e ka vrarë të dyshuarin, i cili fshihet tashmë nga Policia, pasi pretendon se ajo kërkon ta ekzekutojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Klodian Çypi është person që është akuzuar më parë për vepra penale. Ai është nga Derveni dhe më 1 korrik ndodhej në një lokal në hyrje të Laçit.

Dy persona të armatosur tentuan ta kapin brenda lokalit dhe ai është larguar menjëherë, por ndaj tij është qëlluar me armë.

Madje, edhe gjatë ndjekjes së Policisë, efektivët kanë qëlluar në lartësi të mëdha, duke i rrezikuar jetën Çypit.

Ai ka mundur të largohet me furistradën e tij tip “Porsche Cayenne”, të cilën e ka fshehur”, tha Hoxha.

Më tej, në një sinkron, shihet se si makina është shpuar gjithandej nga plumbat. Në këtë video, Çypi thotë se Policia kërkonte që ta ekzekutonte.

Edhe Hoxha thotë se Klodian Çypi ka frikë se mos Policia e ekzekuton dhe se ajo kërkon që t’ia faturojë atij të tria grabitjet e bankave që kanë ndodhur.

Hoxha thotë se Çypi do të bëjë vetëgjygjësi ndaj Policisë nëse nuk sqarohet ky operacion, që sipas tij është informal.

“Unë kam parë edhe kamerat e sigurisë të disa biznesmeve, dhe kam parë se Policia ka qëlluar ndaj Çypës në një lartësi të tillë, pra sikur kërkonte ta eliminonte. Unë i di edhe emrat e Policëve por nuk do t’i publikoj.

Pretendimet e Çypit janë të rënda, ndërsa për operacionin nuk ka asgjë zyrtare”, thotë Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?