Del fotoja, momenti kur 40-vjeçari i hedh benzinë vetes në faljen e Namazit

Në mëngjesin e faljes së namazit për festën e Bajramit të Madh në sheshin Skënderbej në mes mijëra besimtarëve myslimanë një Besim Grosha është lyer me benzinë dhe ka tentuar të ti vejë flakën vetes.

Ky moment duket se nuk i ka shpëtuar fotografit Franc Zhurda, ku shikohet si Besim Grosha I hedh vetes bidonin me benzinë. 40-vjeçari Besim Grosha, i cili tentoi të vetëdigjet gjatë faljes së Bajramit, rezulton me probleme mendore.

Personi në këtë moment është përpjekur që të prishë ceremoninë duke thëne se “s’ka Zot”. Ndërsa besimtarët e pranishëm e kanë neutralizuar atë, duke mos e lejuar që të kryejë aktin e vetflijimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?