Del nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit

Lirohet nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit, Indrit Dokle. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por dënimi i është reduktuar nga gjykata. Dokle ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. E ashtuquajtura “Banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

SHKARKO APP