Del nga koma 13 vjeçari, u plagos në sulmin në Gjermani
Një lajm i mirë nga mbërritur mëngjesin e sotëm nga Gjermina, ku Benet Adili, 13-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili mbeti i plagosur rëndë në sulmin terrorist në Mynih, ka dalë nga koma.
Meidat Gjermane, bëjnë me dije se Beneti 13 vjeçar, ka kaluar ditë të tëra në gjendje kome, në spitalin e fëmijëve në Haun. Familja e tij ka vuajtur po kaq ditë për jetën e Benetit. Prindërit e tij Gonxhja dhe Fati kanë qëndruar ditë dhe net pranë shtratit të të birit, shkruan gazeta gjermane TagesZeitung.
Ai ishte qëlluar në McDonalds të qendrës tregtare Olympia së bashku me tre shokët e tij, kur atentatori 18 vjeçar gjermano-iranian qëlloi me armë. Kur pas katër ditëve, mjekët arritën ta kthejnë djaloshin nga koma, prindërit e tij dhe personeli i treguan se tre shokët që kishin qenë me të, kishin vdekur në sulmin e bërë atë ditë.
“E gjithë familja vazhdon të jetë në gjendje shoku”, thotë farmacistja Birgit Lauterbach, në barnatoren e të cilës punon si shofer babai i Benetit, Fati A. Benet A. ka edhe dy vëllezër në moshën 3 dhe 9 vjeçare. Çifti i farmacistëve Birgit dhe Arndt Lauterbach ka iniciuar ndërkohë një aksion ndihmash për familjen shqiptare.
Është e vështirë të kuptohen përmasat e vuajtjes së Fatit dhe Gonxhes, thotë Birgit. «Ne duam të kontribuojmë që së paku familja të mos ketë edhe halle financiare», shton ajo.
Ndërkaq, të mërkurën Asambleja e Komunës, ka bërë me dije se ka vendosur një fond prej 500 mijë euro dhe që, në varësi nga nevojat, shuma e fundit të rritet. Paratë do të shpenzohen, veç tjerash, edhe për trajtimin mjekësor të të plagosurve, gjegjësisht për shërbimet të cilat nuk i mbulon sigurimi shëndetësor.
KOHA JONË SONDAZH

