Del nga koma, shqiptari rrëfen masakrimin dhe sulmin me armë

Kishte qendruar për ditë të tëra në koma, por 25-vjeçar shqiptar që braktis në gjendje të rëndë në hyrje të një spitali në Modena të Italisë, është zgjuar papritur.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte plagë të rënda në fytyrë dhe një plagë plumbi në këmbë.

Ai po mbahej në reanimacionin e spitalit të Baggiovara dhe është zgjuar papritur ditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty ai është marrë në pyetje nga karabinierët të cilëve mësohet se u ka dhënë një variant “në tym” të historisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I riu 25-vjeçar ka rrëfyer se në momentin e goditjes kishte qenë në parkimin e automjeteve të një restoranti në zonën e Bruciata.

Deklarata e shqiptarit do të krahasohet me atë të 2 shqiptarëve të tjerë të cilët e lanë në gjendje të rëndë para spitalit. Ata janë identifikuar dhe arrestuar për ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?