Del nga shinat treni i linjës Shkodër-Tiranë

Treni i pasagjereve i cili vinte nga Shkodra dhe udhetonte ne drejtim te Tiranes, ka dale sot nga shinat. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 8 te mengjesit ne afersi te stacionit te trenit Lac.

Per pasoje gjate gjithe dites kjo linje hekurudhore ka mbetur e bllokuar dhe si rezultat nuk ka levizur asnje lloj treni qofte pasagjeresh dhe mallrash.

Ne vendngjarje kane ardhur punonjes dhe drejtues te drejtorise rajonale te hekurudhave shkoder si dhe te drejtorise se pergjithshme te hekurudhave durres.

Gjate gjithe dites ka vazhduar puna per vendosjen e trenit ne shina nje pune kjo mjaft e veshtire per arsye te peshes se madhe te lokomotives si dhe amortizimit te tejskajshem te linjes hekurudhore.

Treni ne momentin qe ka dale nga shinat ishte rreth 100 metra larg stacionit te pasagjereve lac dhe po udhetonte me nje shpejtesi teper te vogel.

Pasagjeret qe udhetonin ne tren kan zbritur dhe kan udhetuar me mjete te ndryshme per ne destinacion, fatmiressht nuk ka patur pasoja ne njerez.

Eksperte te hekurudhave thone se dalja e trenit ka ndodhur si pasoje e amortizimit te tejskajshem te hekurudhes.

SHKARKO APP