Del para gjykatës në Elbasan “bosi” turk i kriptovalutave
Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit shtetasi turk Faruk Fatih Ozër 28 vjecari do të njihet me masën e sigurisë ndersa mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi do të kërkojë Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”.
Gjykatës i gatshëm mësohet se është Elis Dine. Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

