Del raporti, ja aksidentet për muajin janar 2020

Foto ilustruese

Janari i këtij viti ka shënuar më pak aksidente rrugore, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën në to ka rënë lehtë. Sipas INSTAT, në muajin janar 2020 numërohen 93 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin janar 2019, duke u ulur me 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin janar 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 122 persona nga 153 që ishte në Janar 2019, duke u ulur me 20,3 %. Në muajin janar 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 15 persona të vdekur në janar 2019.

Në muajin janar 2020, aksidentet rrugore, në 79,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25–34 vjeç dhe 45-59 vjeç, ku të dyja grup-moshat zënë nga 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në grupmoshën 25-34 vjeç janë ulur me 20,0 %, ndërsa në grupmoshën 45-59 vjeç janë rritur me 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHKARKO APP