Delegacion i partisë ”Fratelli d’Italia” vizitë në kampin e Gjadrit

Një delegacion i partisë “Fratelli d’Italia” janë në Shqipëri, kjo për të verifikuar funksionimin e Qendrës së Qëndrimit për Riatdhesime në Gjadër.

Ata mbërritën në Gjadër rreth orës 13:30 dhe pas rreth tre orë qëndrimi brenda kampit, Sara Kelany, përgjegjësja e partisë për Departamentin e Emigracionit dha një deklaratë shumë të shkurtër për media duke treguar se kjo qendër funksionon dhe deri me tani ka pritur rreth 500 persona.

”Ne erdhëm këtu për të dëshmuar. Po, qendrat po funksionojnë në kapacitetin e tyre të CPR-së dhe aktualisht janë pothuajse në kapacitet të plotë dhe deri më sot kanë kaluar rreth 536 persona, disa janë riatdhesuar, të tjerëve u është anuluar ndalimi. Ne erdhëm këtu pikërisht për të dëshmuar funksionimin festiv të CPR-së në Shqipëri”, deklaroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?