Dëme të konsiderueshme edhe në kryeqytet, banorët braktisin shtëpitë

Lëkundjet e tërmetit që kanë prekur dhe Tiranën, kanë shkaktuar frikë dhe panik te banorët e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e tyre kanë braktisur banesat dhe e kalojnë natën jashtë, ndërsa për autoritetet kanë vetëm një thirrje: Grupe ekspertësh për të konstatuar nëse shtëpitë janë të banueshme apo jo.

Ky pallat në zonën e “Freskut”, që strehon më shumë se 100 familje ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banori shprehet: “Janë totalisht të zbuluara, janë dy kate të nëndheshme që siç e shikojmë nuk janë nën dhe, por janë të zbuluar”. 

Banorët i kanë braktisur shtëpitë, ndërsa ditët dhe netët I kalojnë jashtë.

Banori shprehet: Kam marrë tronditje jashtë mase tmerruese. Fëmijët janë tmerruar, madje atë ditë e kemi gdhirë jashtë. Edhe tani jam me dy fëmijë jashtë. S’kemi ku të vemi, s’kemi garanci, çtë bëjmë ne atje”.

Lëkundjet e herë pas hershme, thonë se i thellojnë edhe më shumë çarjet e mureve.

Banori thotë: “Shikojeni, kjo është prishur komplet.”

Por nuk janë vetëm pallatet e rrezikuara. Edhe kjo shtëpi private ka pësuar dëme në strukturën mbajtëse.

Ndërsa situata përkeqësohet akoma më shumë nga mungesa e rrugës.

Nga autoritetet kërkojnë vetëm një përgjigje.

Banori tha: “Ne kërkojmë që të vijnë një herë dhe të shikojnë se ky është komplet skandal. Autoritetet vetëm fjalë, kanë ardhur vetëm për të na thënë mos u shqetësoni, nuk ka asgjë”. 

Megjithatë, në tiranë ka individë që tërmetin nuk e marrin seriozisht. Edhe pse autoritetet e kanë shpallur të pabanueshëm këtë pallat në zonën e Alliasit, banorët sërish futen brenda.

Banori shprehet: “Këtu nuk është pallati i pabanueshëm. Kemi fjetur mbrëmë ne të gjithë, brenda banesës tonë”. 

A nuk keni frikë? Jo pse të kemi frikë ne, nuk ka ndonjë krisje. Kam edhe fëmijën madje duke fjetur brenda shpisë. 

Lëkundjet e tokës së 26 nëntorit, shkaktuan më shumë se 49 viktima, ndërsa zonat më të prekura janë ata të Durrësit, Thumanës dhe në kryeqytet. /Ora News

Ora News - Dëme të konsiderueshme në kryeqytet, banorët braktisin shtëpitë

SHKARKO APP