Dëmet e tërmetit në Durrës, banorët letër SPAK-ut: Po na zvarriten hetimet

Kur ka kaluar një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ende sot dhjetra banorë në Durrës nuk kanë fituar drejtësinë e merituar. Një përfaqësi banorësh së lagjes nr.5 në Durrës, pallati i të cilëve është dëmtuar nga tërmeti, kanë kërkuar nga SPAK që të vijojë hetimet për pasojat e shkaktuara.

Banorët e kësaj lagjeje, kanë depozituan disa muaj më parë në SPAK 3 kallëzime, 2 prej të cilave u deleguan nga Prokuroria e Posaçme në Durrës.

Sipas banorëve prokuroria e qytetit bregdetar po zvarrit çështjen e hetimit për pallatin e tyre që ka pësuar dëme të shumta në strukturë dhe u rrezikon jetën disa familjeve që ende banojnë aty për shkak se u është ndërprerë dhe bonusi i qerasë.

Banorët kanë paditur ish-funksionarët e Bashkisë së Durrësit, të cilët sipas tyre kanë lejuar që në këtë pallat të ndërtoheshin edhe 4 kate shtesë. Ata pretendojnë se godina pati shumë dëmtime nga lëkundjet e tërmetit, për shkak se në të janë bërë abuzime.

SHKARKO APP