Dëmet nga tërmeti, ARRSH inspektim në tunelin e Krrabës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka kryer një inspektim të imtësishëm në tunelin e Krrabës dhe veprat e tjera në të gjithë rrjetin rrugor kombëtar për të parë nga afër nëse kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas inspektimit të ARRSH dhe përfaqësuesit të operatorit të Tunelit u konkludua se në tunel nuk ka asnjë problem shqetësues për përdoruesit e tij. Funksionimi i tij vazhdon normalisht, pa asnjë ndërprerje. ARRSH bën me dije se, nga ana konstruktive tunelet e Thirrës dhe Krrabës janë llogaritur, sipas Eurocode-ve për përballimin e tërmeteve epiqendra e të cilëve mund të jetë direkt pranë tunelit dhe me magnituda edhe më të mëdha se tërmeti i 26 nëntorit.

SHKARKO APP