Dëmet nga tërmeti, në Shijak raporti i ekspertëve del të premten
Kanë kaluar dy javë nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë. Në terren vijojnë inspektimet nga inxhinierë dhe ekspertë vendas e të huaj, për të evidentuar dëmet në godina. Ekipet e ekspertëve vlerësojnë nëse godinat kanë dëme të riparueshme apo nëse duhen shembur.
Kryeministri Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Shijakut ku ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit.
Duke folur me inxhinierët që janë në terren për të inspektuar të gjitha banesat e dëmtuara, Rama ka bërë me dije se të premten të gjitha grupet e punës në Shijak do të dalin me një bilanc përfundimtarë për dëmet.
Rama: Kur e japim raportin?
Inxhinieri: Raporti final e japim të premten. Kemi shumë njerëz në terren.