Dëmet nga zjarri, Rama: Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend, kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas. Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen. ”Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile. KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?