Demokratët e Pogradecit zgjedhin sot kreun e degës, gara mes Çelës dhe Gallës

Edhe në Pogradec, 1 mijë demokratë do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të votuar kryetarin e ri të rrethit. Grupi i rithemelimit ka nisur riorganizimin në bazë dhe në Pogradec janë dy kandidatura.

I pari është Genti Çela një 34-vjeçar, i cili vjen nga radhët e Forumit Rinor të PD në këtë qytet. Prej 2 vitesh ai mbante pozicionin e Sekretarit Organizativ në PD-në e Pogradecit.

Aktiv në median vizive dhe atë të shkruar si edhe në fushën e bamirësisë pasi prej disa vitesh ka qenë përfaqësues i Fundjavë Ndryshe duke ndihmuar familjet në nevojë.

Një nga kandidaturat që duket të ketë mbështetjen edhe më të madhe nga radhët e demokratëve që mbështesin Sali Berishën.

Kandidatura e dytë është Kasem Galla edhe ky një emër jo pak i njohur në Pogradec, i cili rikandidon për këtë post pasi e ka mbajtur atë në vitet 2016-2019. Po në këtë vit rikandidimi i tij nuk u pranua më nga Lulzim Basha dhe PD më pas u drejtua nga Seit Myftari, i cili e mbante këtë pozicion deri sot.

Zgjedhjet do të mbahen pranë Pallatit të Kulturës nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

SHKARKO APP