Demokratët mblidhen në protestë, policia blindon SPAK-un

Forca të shumta policie janë vendosur jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të mbërrijë ish-kryeministri Sali Berisha, teksa demokratët janë mobilizuar për të protestuar.

Me flamujt e partisë në duar, qindra mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike ndodhen para SPAK-ut.

Pritet që sot Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë akuzën për dosjen “Partizani” Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, që po ashtu është në “arrest shtëpie”, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

SHKARKO APP